“Një shok si Visar Ymeri”-  rrëfimi i Molliqajt për njohjen me Ymerin

“Një shok si Visar Ymeri”-  rrëfimi i Molliqajt për njohjen me Ymerin

Tashmë kur pozicionimet pro dhe kundër kandidimit të ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dolën në pah, duke vënë në spikamë kundërshtimin e Dardan Molliqajt dhe tek sonte edhe të kryetarit aktual të Lëvizijes, Visar Ymeri, kthimi prapa në kohë, tregon për një lidhje të ngushtë mes Molliqajt dhe Ymerit.

Insajderi ka gjetur një postim të 4 qershorit nga Dardan Molliqaj që shpjegonte raportin e ngushtë mes tij dhe Ymerit.

Molliqaj aty tregon se me Ymerin kanë një lidhje 11 vjeçare dhe se kjo kohë ka bërë që ata të kirjojnë një shoqëri të ngushtë.

“Me Visarin u takova për herë të parë para më shumë se 11 vitesh. Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta kesh pranë për 11 vite – pa asnjë ndërprerje – një shok si Visar Ymeri”, shkruante Molliqaj.

Vazhdonte edhe më tej.

“Edhe sot, sikurse edhe atëherë, Visari nuk ndalet së angazhuari. Përgjatë mandatit të tij si kryetar, Lëvizja jonë pësoi rritjen më të madhe ndonjëherë duke mbledhur rreth vetës njerëzit më të mirë të vendit”, shkruante Molliqaj duke përfunduar këtë vlerësim për shokun e tij.

https://www.facebook.com/DardanMolliqaj8/photos/a.1023454987676402.1073741828.1023130284375539/1547461158609113/?type=3&theater

Molliqaj kishte thurrur elozhe edhe për Kurtin në një postim të majit, kur Kurti ishte nominuar për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendosje. Për Kurtin ai kishte fjalë të mëdha duke e cilësuar si njeriun e vetëm që mund ta bëjë ndryshimin. /Insajderi.com

Kur Molliqaj lartësonte Kurtin: I vetmi udhëheqës që mund ta bëjë ndryshimin