Shkrimtarja me origjinë shqiptare Xhada Arnauti është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit, shkruan Gazeta Metro.
Ajo ka një biografi të pasur, duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadat e fundit ishte larguar në ekzil në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.
Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale. Xhada Arnauti në një prononcim për gazetën ”INA”, ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.
Siç mësohet nuk është vetëm Xhada Arnauti që identifikohet me Libanin, pasi ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892).