Gjatë ditës së sotme një shtetas i huaj i ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë të Policisë së Kosovës, pasi paraprakisht ai ka vjedhur një çantë dhe ka tentuar t’i rezistojë arrestimit, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në orën 14:15 në Rrugën “Rexhep Luci”, ku më pas policia menjëherë e ka lokalizuar rastin duke e arrestuar personin e dyshuar mashkull, shtetas i huaj.
Gjatë arrestimit, i njëjti ka rezistuar duke i sulmuar policët, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.
Më pas i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor – psikiatrik./Insajderi.com