Një shtetas kinez po trajtohet në QKUK, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Një shtetas kinez po trajtohet në QKUK, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Një qytetar me origjinë nga Kina është shtrirë mbrëmë në Klinikën Infektive në QKUK, i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.

Pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive.

Mjekët janë duke observuar gjendjen e tij dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse është prekur nga koronavirusi.

QKUK në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se shtetasi kinez është 28-vjeçar dhe i janë marr mostrat për analiza. Përveç tij janë edhe dy kosovarë që do të testohen për koronavirus të cilët janë të kthyer nga Italia.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Kujtojmë se edhe në ditët e kaluara ka pasur raste të dyshimta në Klinikën Infektive të cilat pas testimeve në laboratorin e Institutit Kombëtar kanë rezultuar negativ dhe janë liruar nga spitali.