
Real Madrid e ka arritur fitoren e 18-të në La Liga sivjet, ku në ndeshjen e fundit të xhiros 29-të, në Santiago Bernabeo mposhti ekipin Valencia 3:0.
Në pjesën e parë, Rodrigo realizoi, por pas shikimit të VAR, doli se ishte ofsajd.
Duke parë gjërat në pjesën e parë, Zidane duket se shfrytëzoi mirë pauzën prej 15 minutash, ku skuadra në pjesën e dytë, ishte krejt tjetër.
Benzema realizoi pas kombinimeve me Hazard në minutën 61, kurse zëvendësimi që bëri Zidane më pas, ishte epik.
Ai futi në lojë Asension, që pas më pak se 30 sekonda shënoi për Real Madridin.
Golin e fundit, atë të fitores prej 3:0 ndaj Valencia, e shënoi sërish Karim Benzema.
Në minutën e 89-të, Lee Kangin u përjashtua direkt me të kuq, pasi disa herë, qëllimshëm, goditi këmbët e Sergio Ramos teksa mbrojtësi kishte topin.
Me këtë fitore, Real Madrid mbanë hapin në dy pikë dallim me Barcelonën lider në La Liga, kurse Valencia aktualisht është në pozitën e tetë.
/Insajderi.com/