Një stuhi e tmerrshme godet Italinë

Rrugët e Romës ishin të përmbytura, njerëzit depërtonin nëpër akull për të shpëtuar.

Një stuhi e tmerrshme godet Italinë

Gjatë fundjavës së kaluar qytetin e Romës e ka goditur një stuhi katastrofale. Për shkak të shirave të mëdha dje ishin përmbytur rrugët dhe stacionet e metrosë.

Romën e ka goditur edhe breshëri i cili solli deri te kaosi nëpër rrugë, për shkak të cilit njerëzit ishin të detyruar t’i braktisin veturat e tyre të cilat i kishin lënë në mes të rrugëve.

Mediet kanë transmetuar se stuhia i ka rrëzuar pemët dhe se plehu ka notuar nëpër rrugët e përmbytura.

Transportuesi publik i qytetit në Romë “ATAC” ka mbyllur katër stacione të metrosë për shkak të përmbytjeve.

Kryebashkiakja e Romës Virginia Ragi ka theksuar se ekipet për intervenim të shpejtë kanë punuar gjatë gjithë natës, në mënyrë që gjithçka të kthehet në normale./Insajderi.com.

Καταστροφική καταιγίδα σημειώθηκε πριν λίγη ώρα στη Ρώμη με έντονο χαλάζι. Αρκετές πλημμύρες σε κεντρικούς δρόμους , όπως επίσης και πλημμύρες σε σταθμούς του μετρό.Βίντεο: Arianna Sasso

Posted by Forecast Weather Greece on Sunday, 21 October 2018