Një tërmet i fortë e ka goditur Kilin

Enti Gjeologjik i SHBA ka kumtuar se epiqendra e tërmetit, i cili ka ndodhur mbrëmë, ishte në thellësi prej 10 kilometrave, rreth 80 kilometra në veri të qytetit Kokimbo.

Një tërmet i fortë e ka goditur Kilin

Një tërmet i fortë me forcë prej 6,5 shkallëve të Rihterit e ka goditur bregun paqësor të Kilit, mirëpo ende nuk ka raportime për viktima dhe dëme eventuale, lajmëron AP.

Enti Gjeologjik i SHBA ka kumtuar se epiqendra e tërmetit, i cili ka ndodhur mbrëmë, ishte në thellësi prej 10 kilometrave, rreth 80 kilometra në veri të qytetit Kokimbo.

Autoritetet kiliane pretendojnë se epiqendra e tërmetit ishte nën oqean dhe se nuk është dhënë paralajmërimi për cunami.

Kili gjendet në të ashtuquajturën “unazë të zjarrtë”, për çka është një prej vendeve më të rrezikuara nga tërmeti në botë.

Këtë vend në vitin 2010 e ka goditur një tërmet me forcë prej 8,8 shkallëve, i cili ka shkaktuar cunami, dhe atëbotë kanë humbur jetën më shumë se 500 njerëz./Insajderi.com.