Një tërmet prej 4.3 shkallë të Rihterit godet Kroacinë

Një tërmet prej 4.3 shkallë të Rihterit godet Kroacinë

Kroacia është goditur nga një tërmet prej 4.3 shkallës të Rihterit, njofton Insajderi.

Siç shkruan ‘Jutarnji.hr’, Qendra Evropiane për Menaxhimin e Fatkeqësive ka raportuar për këtë tërmet që dridhi shtetin kroat.

Epiqendra e tij është raportuar të jetë në Kroacinë Qendrore.

Ndërsa, është bërë e ditur se dridhjet që ka shkaktuar tërmeti janë ndier në Bosnje e Hercegovinë po ashtu dhe Slloveni. /Insajderi.com