Një tjetër aksident në rrugën Rozhajë – Pejë

Një tjetër aksident në rrugën Rozhajë – Pejë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orën 20:40 në vendin e quajtur “Shpella e Bobit”, në rrugën Pejë – Rozhajë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në raportin e policisë thuhet tutje se në këtë aksident janë ndeshur dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim nga qytetarët në Emergjencën e Pejës.

Dy nga të lënduarit pas trajtimit janë liruar, ndërkaq dy të tjerë janë ndaluar akoma për t’u trajtuar.

Asnjëri nga ata nuk është në rrezik për jetë./Insajderi.com