Një tjetër i mitur tregon se si i shpëtoi përdhunimit nga personi që vrau 11-vjeçarin në Fushë Kosovë

Një tjetër i mitur tregon se si i shpëtoi përdhunimit nga personi që vrau 11-vjeçarin në Fushë Kosovë

Pas vrasjes së 11-vjeçarit nga S.O në Fushë Kosovë, edhe një i mitur rrëfen se si i kishte shpëtuar përdhunimit nga ky person.

15-vjeçari i të njëjtës familje, tregon se si kishte shpëtuar dhe si e kishte kërcënuar tashmë vrasësi atë.

“Më ka rrahë, në kokë me boksa e shkelma, më ka kapur për fyti, më ka dërguar në një shtëpi me disa dhoma. Pas kësaj ka ardhë kunata ime, ai ma ka mbyllë gojën dhe ma ka mbuluar fytyrën, por ka ardhë kunata ime dhe më ka shpëtuar. Më ka thënë pastaj nëse tregon në polici un do të vras”, ka treguar i mitur për KTV.

Policia e Prokuroria po e heton S. O. për vrasje të rëndë. Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet të kërkojë paraburgim për të./ Insajderi.com