Një tjetër këngëtare kosovare konfirmon se ka testuar pozitive për coronavirus

Një tjetër këngëtare kosovare konfirmon se ka testuar pozitive për coronavirus

Pas Adelina Thaçit që konfirmoi gjatë ditës së sotme që ka dalë pozitive për coronavirus në testet e bëra, edhe Eliza Hoxha konfirmoi se është prekur nga virusi, njofton Insajderi.

Artistja njeherësh edhe deputete në radhët e PDK-së, shkruan në një postim të ndarë në llogarinë e saj në Facebook.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi, Ethe , Temperaturë, Koll. Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me te”. /Insajderi.com