Ditët e fundit, ndjekësit e formatit “Për’puthen”, kanë vënë re mungesën e Emin Kelmendit në studio, dhe komentonin duke kërkuar të dinin arsyen e mungesës së tij, njofton Insajderi.
Ndonëse produksioni nuk adresoi asnjëherë mungesën e tij, ishte Kelmendi ai që sqaroi gjithçka.
Më anë të një postimi të gjatë në llogarinë e tij ai njoftoi për vendimin për t’u larguar, mëgjithëse nuk ndau një arsye.
Ai bëri një falënderim publik për Olsa Mehmetin autoren e programit që i dha mundësinë të ishte pjesë e spektaklit si dhe opionistin Arjan Konomin.
“Me vërtet nuk di kah te filloi dhe ku te mbaroi. Jeta se bashku me disa persona sh te veqant te bejn te marresh vendime te papritura. Me ket deklarat dua them se UN nuk do jem pjes e emisionit qe po thyen cdo rekord shikushmerie ne gjitha vendet pra emisioni PERPUTHEN. Sa jemi tek emisioni me vertet dua te falenderoi nga zemra znj e shtepis Olsa Muhameti, pa harruar Arjan Konomin qe dija e ti sod i mungon shum shoqris son [sic]”, shkruan ai.
Më pas vijon të falënderojë Bora Zemanin për durimin që ka treguar në vazhdimësi me të gjithë konkurrentët.
Ndonëse nga programi nuk doli me dashurinë e tij të jetës, ai gjeti dy miq të mirë – Andi Shehin dhe Mevlan Shabën.
Në fund fare ai kërkon falje se nëse ndonjëra nga deklaratat e tij gjatë emisionit ka lënduar dikë. /Insajderi.com