“Një moment prej gjeniu” – mediet ndërkombëtare vlerësojnë Shaqirin

“Një moment prej gjeniu” – mediet ndërkombëtare vlerësojnë Shaqirin

“Një tjetër raketë nga Shaqiri” apo “Shaqiri prodhon një moment prej gjeniu” ishin komentet e mediumeve të njohura botërore për golin e Xherdan Shaqirit të shënuar sot ndaj Hull Cityt.

Mesfushori i Stoke Cityt shënoi gol të bukur për Stoke Cityn, në fitoren që skuadra e tij e arriti ndaj Hull Cityt me rezultat 3:1.

E këtij supergoli i kushtuan rëndësi shumë medie të njohura ndërkombëtare, të cilat i thurrën lavde mesfushorit të lindur në Zhegër të Gjilanit, raporton Insajderi.

“Ditë zhgënjyese për Hull, por çfarë goli nga ky njeri (Xherdan Shaqiri v.j)”, shkroi mediumi britanik BBC raportin e ndeshjes të publikuar sot.

Goli i Shaqirit, i cili u karakterizua për fuqinë në goditje, u cilësua si “raketë” nga mediumi ndërkombëtar ESPN.

Një tjetër raketë nga Xherdan Shaqiri”, ishte komenti i ESPN.

Ndërkaq, e përditshmja britanike The Guardian vuri theksin tek rëndësia e tre pikëve që fitoi sot Stoke City, duke mos harruar të komentojë pozitivisht golin e Shaqirit.

“Shaqiri prodhon një moment prej gjeniu”, shkroi në titullin e raportit të ndeshjes Stoke City – Hull City, e përditshmja britanike “The Sun”. /Insajderi.com