Një tjetër super ofertë për Neymar, plus një dhuratë ekstra për Barcelonen

Një tjetër super ofertë për Neymar, plus një dhuratë ekstra për Barcelonen

Kampioni i Superkupës së Francës, Paris Saint Germaini, ka vendosur që të paguajë klauzolën e Neymarit, prej 222 milionë eurove.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, PSG-ja është duke menduar që përveç klauzolës, t’i ofrojë Barcelonës edhe një lojtar, në mënyrë që të mos e bllokojë më shumë këtë transferim dhe të arrihet marrëveshja sa më parë.

Di Maria, Draxler, Rabiot ose Verratti, janë lojtarët që PSG-ja i ka kërkuar Barcelonës të zgjedhë njërin prej tyre, teksa katalanasit do të arkëtojnë edhe 222 milionë euro nga largimi i Neymar.

Pique gjatë ditës së djeshme nuk e hodhi poshtë mundësin e largimit të Neymar, duke e thumbuar: “Zgjedh, para apo tituj”