Policia e Kosovës njofton për një vetëvrasje në tentativë, e cila ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:00 në Prizren, përcjell Insajderi.
Sipas policisë, një vajzë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal pasi dyshohet se ka tentuar të vetëvritet.
Rasti është duke u hetuar.
“Prizren, 29.04.2021-16:00.Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal që dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Viktima ka marrë tretman mjekësore dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë. Viktima është hospitalizuar dhe është duke marrë tretman. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com