Një valixhe e dyshimtë në rrugën Bill Clinton

Një valixhe e dyshimtë në rrugën Bill Clinton

Në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, është gjetur në rrugë një valixhe e dyshimtë.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është ndaluar rruga për qarkullim.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për Insajderin.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Clinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Clinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, tha Ahmeti. /Insajderi.com