
Policia e Kosovës, ka raportuar se në rajonin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy aksidente komunikacioni.
Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, në orën 18:40. Ku lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar pasi që nga pakujdesia gjatë vozitjes ka goditur viktimën i cili ishte me motocikletë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, në orën 12:10.
“Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/shqiptar i moshës së mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë Policia, duke mos treguar për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.