Një vendim i gjykatës ka lënë pa arsimtarë nxënësit e Pestovës

Një vendim i gjykatës ka lënë pa arsimtarë nxënësit e Pestovës

Një vendim i Gjykatës Themelore të Ferizajt ka bërë që orët e lëndës së matematikës të mos mbahen në shkollën fillore “Bajram Curri” në Pestovë dhe Mollopolc të komunës së Shtimes.

Kjo për arsye se një mosmarrëveshje e disa arsimtarëve mes vete ka shkuar në gjykatë, raporton KTV.

Rastin e ka dërguar arsimtarja Kumrie Salihaj, e cila e ka fituar rastin. Gjykata ka vendosur se të gjitha orët e lëndës së Matematikës në këtë shkollë i takojnë Kumries.

Ndërkaq, arsimtarët Islam Hysenaj dhe Vesel Rexhaj, kanë vendosur që të mos mbajnë më asnjë orë mësimore.

Drejtoria për Arsim në komunën e Shtimes thotë se ka marrë të gjitha masat disiplinore për arsimtarët, të cilët nuk kanë mbajtur orët.

Ndërsa, Fidan Shaqiri, ushtrues detyre i drejtorit në këtë shkollë, thotë se menjëherë e kanë ngritur këtë shqetësim në DKA dhe se kanë gjetur zëvendësues deri në përfundim të rastit.