Një veturë rrokullisët në Mitrovicë, një person në gjendje të rënd

Një veturë rrokullisët në Mitrovicë, një person në gjendje të rënd

Një veturë është rrokullisur nga fshatin Bajgorë të Mitrovicës, me që rast kanë mbetur dy persona të lënduar, përderisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 kur një veturë me targa vendore nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dal jashtë saj dhe është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit, dy viktimat një mashkull dhe një femër K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK-Prishtinë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com