Një vizitë nga Topanica i kushton Gjilanit me 17 të infektuar, në mesin e tyre edhe një ushtare e FSK-së

Një vizitë nga Topanica i kushton Gjilanit me 17 të infektuar, në mesin e tyre edhe një ushtare e FSK-së

opanica e Kamenicës është në karantinë nga 30 marsi.

Një banor i këtij fshati dyshohet se ka vizituar vajzën e tij në Gjilan dhe si pasojë e kësaj vizite ndër-familjare, 17 persona u infektuan me Covid-19.

Të gjithë të infektuarit janë si pasojë e lëvizjeve familjare mes vete.

Madje, as nga Shtabi Emergjent në Gjilan nuk e kanë të qartë se si ka qenë e mundur lëvizja në këtë pjesë, duke qenë se fshati është në izolim.

Në mesin e të prekurve është edhe një pjesëtare e FSK-së.