Një vullnetar vdes pasi pranoi vaksinën anti-COVID

Një vullnetar vdes pasi pranoi vaksinën anti-COVID

Shërbimi Shëndetësor i Brazilit ka njoftuar se vullnetari që pranoi vaksinën kundër COVID-19, e që është në zhvillim e sipër në fazën e testimit AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, ka vdekur,

Vaksina është në fazën e tretë klinike të provës.

ANVISA njoftoi se hetimet për vdekjen e vullnetarit po vazhdojnë, përcjell Reuters të mërkurën, transmeton Insajderi.

Universiteti Federal në Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinim gjatë fazës së tretë klinike testuese që po zhvillohet në Brazil, njoftoi se vullnetari ishte brazilian.

Raste të tilla të vdekjeve në testime të vaksinave, janë raportuar edhe në shtetin e Koresë.

Reuter, raporton se raste të tilla, do të ndikojnë shumë në numrin e vullnetarëve të cilët paraqiten për tu bërë pjesë e testimeve./Insajderi.com.