Kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë tërhequr vëmendjen e mediave me marrëdhënien e tyre të shkëlqyer.
Që nga përfundimi i mandatit të Presidentit amerikan, Barack Obama, të dy liderët njihen si ‘udhëheqës të botës së lirë”, shkruan The Washington Post.
Gjatë ceremonisë për shënimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një grua e moshuar ka menduar se Kancelaria Merkel është bashkëshortja e Presidentit Macron.
“Zoti Macron, nuk është e mundur që një grua e vogël dhe e mirë si unë t’i shtrëngoj duart me Presidentin e Republikës. Është fantastike”, i ka thënë njëqindvjeçarja Presidentit Macron.
“Dhe ju jeni zonja Macron” i është drejtuar njëqindvjeçarja Kancelares gjermane, duke menduar se ajo është bashkëshortja e Presidentit francez.
Ndërsa Merkel i është përgjigjur dy herë asaj në gjuhën frënge, duke u përpjekur që t’i tregoj se ajo nuk është zonja Macron, por Kancelaria gjermane.