fbpx

Njerëz me probleme psiqike, manjak…ka kudo por janë organet e sigurisë që duhet të trajtojnë këto raste

Njerëz me probleme psiqike, manjak…ka kudo por janë organet e sigurisë që duhet të trajtojnë këto raste

Arbana Xharra

Viti 2001 isha 19 vjeçe, sapo kisha nisë punën si gazetare në gazetën “Koha Ditore”, kryeredaktori Baton Haxhiu më caktoi në mbledhje të mëngjesit të merresha me mungesën e ngrohjes në shkollat e Prishtinës. Rreth pasdites dikur, u nisa për në shkollën “Xhevdet Doda” për të biseduar me drejtorin. Sapo u afrova te dera kryesore, një djalë rreth të 30-tave i cili dukej se ishte roje ma hapi derën. E pyeta nëse ishte drejtori apo zëvendësi në zyre. “Po larte është, hajde ta tregoj zyrën”, më tha ai, tek sa ecte para meje shkallëve për në katin e dytë. Bënte ftoht, kishte rënë borë dhe veshur e kisha një xhaketë me kapele ngjitur me kapëse. Sapo hipa në katin e dytë, kur u afrova tek zyra e drejtorit pash që nuk ishte askush. “Pse me rrejte?” ju drejtova me zë të lartë tek sa nisa të frikohesha sepse pash që shkolla ishte pa asnjeri. Ai me tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur për muri, e shtyva me sa fuqi kisha, e për fatin tim të mirë, kapela u shkëput nga xhaketa i mbeti në dorë…Mbaj mend sikur sot, vrapin që bëra shkallëve të vjetra të drurit te poshtë dhe frikën që më kaploj. Derisa afrohesha tek dera kryesore më kapi panikë, kisha frikë nëse dera ishte e mbyllur… po e kishte mbyllur, por me grep. Arrita të dalë. Shkova në redaksi, redaktori Virtyt Gacaferi më tha që rasti duhet të lajmerohet në organet e sigurisë…erdhi me mua në polici ku dhash deklaratën në detaje. Disa javë më vonë më thirrën nga gjykata. “Personi i cili ju ka ngacmuar është me të meta psiqike, është mirë me a falë, do ta largojmë nga shkolla”…më tha gjykatesja. Kushedi se çka ka ndodhë me vajza të tjera në atë shkollë. Njerëz me probleme psiqike, manjak…ka kudo por janë organet e sigurisë dhe institucione të tjera që duhet të trajtojnë këto raste. Në Kosovë po merremi me policin e mesuesin kriminel, të presim a kanë me e marrë denimin e merituar!