Njerëz të dënuar e nën hetime – pjesë e fushatës së PDK-së

Kadri Veseli, deklaroi se zyrtarët që kanë probleme me ligjin nuk e kanë vendin në PDK. Por vet ai ka caktuar si kandidat për kryetarë komunash zyrtarë të dënuar për vjedhje votash, zyrtarë me aktakuzë dhe zyrtarë nën hetime. Madje edhe në fushatë ka marrë zyrtarë të dënuar për korrupsion.

Njerëz të dënuar e nën hetime – pjesë e fushatës së PDK-së

Kadri Veseli, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, zëshëm pati deklaruar se zyrtarët që kanë probleme me ligjin nuk e kanë vendin në PDK.

“Nuk do t’i tolerojmë fenomenet e përgjegjësisë politike, askush nuk do të jetë me ne prej atyre që shkelin ligjin”, kishte deklaruar Veseli.

Por këtë zotim të vetës Veseli e ka shkelur qysh dje gjatë një vizite në komunën nga ku e dha mesazhin para rreth dy javëve – Prizrenin.

Veseli, mori në fushatë, Ramadan Mujën, personin me të cilin qeverisi këtë komunë për 10 vjet, edhe pse ai është ihshte dënuar për korrupsioon.

Ramadan Muja ishte dënuar me 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm, në marsin e vitit 2014. Tash rasti i tij është në rigjykim.

Ai ishte akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Muja po ashtu e ka pasur të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Kadri Veselit e ka kandiduar kësaj radhe për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajn, por të enjten u kujdes që të paktën në fushatë ta ketë edhe Ramadan Mujën.

Dënimet nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me Partinë Demokratike të Kosovës, për vendosjen e reklamave të kandidatëve nëpër hapësirat publike, në të cilat është e ndaluar me ligj.

Shuma e përgjithshme e gjobës arrinë në 1 mijë e 850 euro, shkruan Insajderi.

Degës së kësaj partie në Ferizaj, i është shqiptuar dënimi prej 700 euro, për vendosjen e kandidatit të saj për kryetar Agim Aliut në një objekt publik.

Ky institucion po ashtu ka shqiptuar gjobë prej 550 euro për degën në Prizren, pasi ankesave për vendosjen e reklamës së një kandidatit për asamble në hapësirë publike, përkatësisht në shtyllë elektrike.

Kurse me 600 euro është dënuar dega e saj në Dragash poashtu për reklamat për kanidatë për asamble.

PDK kandidoi për kryetar të dënuarin për vjedhje votash

Partia Demokratike e Kosovës, ka kandiduar për kryetarë të Hanit të Elezit, Florim Shkretën, që ka qenë i dënuar për mashtrim me vota.

Gjykata Themelore në Ferizaj, në mars 2014, e pati dënuar Shkretën me gjashtë muaj burg për shkaka të veprës penale mashtrimi në votime.

Vjedhja e votave pati ndodhur në zgjedhjet e vitit 2010, në një qendër votimi në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, me c`rast Shkreta kishte zvogëluar votat e Hashim Thaçit dhe kreut të Nisamas Fatmir Limajt të dy në atëkohë zyrtarë të PDK-së, duke I rritur votat për Azem Sylën e Hajredin Kuçin.

Nënkryetari i PDK-së takon të dyshuarin për kurdisje të ndeshjeve

Enver Hoxhaj, nënkryetari i PDK-së, në fillim të kësaj jave ishte në fushatë në komunën nga ai vjen-Suharekë.

Në mesin e personave me të cilët u takua Hoxhaj në Suharekë ishte edhe kryetari i klubit, Florim Kryeziu, i cili po ashtu mbanë edhe një pozitë të lartë në Ministrinë e Sporteve, por që është i dyshuar për kurdisjen e një ndeshje të Ligës së Parë të futbollit në Kosovë.

Kryeziu dyshohet se kurdisi ndeshjen ndërmjet KF Ballkanit dhe KF Ramiz Sadikut, e cila u zhvillua në muajin prill të këtij viti.

PDK Kandidoi kandidatin me aktakuzë dhe atë nën hetime

PDK për zgjedhjet e 22 tetorit ka vendosur qe Sokol Bashota, për të tretën herë  të jetë kandidat për kryetarë të Klinës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në gusht të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër Sokol Bashotës dhe tre zyrtarëve tjerë.

Ai dhe tre të tjerët akuzohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe  mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive të tjera materiale ose detyrimeve financiare.

Partia e Kadri Veselit po ashtu, për kryetar të Gjilanit e ka kandiduar nënkryetarin Zenun Pajaziti, i cili është nën hetim në institucionet e drejtësisë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ndaj Zenun Pajazitit, dhe disa zyrtarëve tjerë të PDK-së, ka nisur hetimet si të dyshuar për përfshirje në caktimin e njerëzve të afërm me subjektin e tij në borde të ndërmarrjeve publike e shtetërore të Kosovës.

Këto hetime erdhën pasi Gazeta Insajderi publikoi një seri përgjimesh të njohura si “Dosja e Shefave”.

Përveç Zenun Pajazitit, në këto hetime Prokuroria Speciale kishte përfshirë edhe ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj dhe zyrtarët të tjerët.

Ata dyshohen për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës. /Insajderi.com