Njerëzit gozhdohen në kryqe për kremtimin e pashkëve katolike

Njerëzit gozhdohen në kryqe për kremtimin e pashkëve katolike

Adhuruesit katolik janë gozhduar në kryq të drunjta për nderë të  ritualin të festës së pashkëve në Filipine, shkruan  Insajderi.

Katër burra dhe një grua ishin shoqëruar nga fshatarët të veshur si përcjellës roman dhe u gozhduan në kryqe për të shënuar të premten e madhe.

Krishterët e tjerë morën pjesë në lojra tjera religjioze në fshatin San Petro Cutud për të përjetuar vuajtjet e Jezusit.

Disa vende kanë reaguar kundër  këtyre ritualeve.

“Ne jemi nga Polonia, i cili është gjithashtu një vend katolik, por nuk kemi festime të tilla. Është shumë më paqësore dhe më e qetë”, ka thënë vizitorja Magdalena Tyburcy.

Bashkë me kryqëzimet, pjesë e ceremonisë ishte edhe prerja e shpinës me zhilet për t’i bërë ata të përgjakur.

Baskia të sterilizuara janë përdorur në rituale dhe personat  e gozhduar kanë marrë ndihmë mjekësore pasi janë ulur nga kryqi, për tu siguruar se nuk kanë ndonjë dëmtim të madh shëndetësor./Insajderi.com