Disa policë janë sulmuar derisa kanë provuar ta shpërndajnë një turmë njerëzish në një aheng ilegal për të dytën natë rresht në Londër, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Policia metropolitane ka njoftuar se objekte të forta janë hedhur mbi ta, “në një event të zhurmshëm muzikor”, në Notting Hill, në perëndim të Londrës, në orët e hershme të së premtes.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas asaj që ndodhi në Brixton të mërkurën në mbrëmje, kur turma e njerëzve iu kundërvu dhunshëm policisë.
“Dhuna nuk do të tolerohet dhe njësitë policore do të përgjigjen përshtatur me situatën”, thuhet nga policia.
Më vonë u njoftua se pas përplasjeve, askush nuk kishte pësuar lëndim serioz.