fbpx

Njerëzve në Kosovë dhe Serbi duhet sqaruar se zgjidhja është në të mirën e tyre

Ne duhet t'u sqarojmë popujve të Kosovës dhe Serbisë se një marrëveshje, të cilën ata ndoshta nuk do ta pëlqejnë, është në interesin e tyre më të mirë, tha senatori amerikan Ron Johnson.

Njerëzve në Kosovë dhe Serbi duhet sqaruar se zgjidhja është në të mirën e tyre

Ai i tha shërbimit të Zërit të Amerikës në Ukrainë se i takon udhëheqësve në Beograd dhe Prishtinë të vendosin nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, që jam takuar me të dy presidentët. Presidenti Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se kjo është hera e nëntë që kemi takuar. Unë kam qenë mjaft i angazhuar në këtë çështje viteve të fundit,” tha senatori Johnson, i cili kohë më parë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia presin “lidership më të madh amerikan” në bisedime.

“Unë mendoj se do t’ua ofrojmë atyre, por jo në aspektin e imponimit dhe presionit, por vetëm për të mbështetur përpjekjet e tyre dhe krijimin e kushteve, në të cilat ata do të jenë në gjendje të llogaritin në mbështetjen e SHBA dhe BE, pasi të arrijnë një marrëveshje”, tha ai.