Njëri nga ‘gylenistët’ e arrestuar në Kosovë e pranon faijn

Njëri nga ‘gylenistët’ e arrestuar në Kosovë e pranon faijn

Njëri nga gjashtë të arrestuarit dhe depërtuarit në Turqi të organizatës terroriste FETO,me inicialet O.K. ka filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit turk, shkruajnë mediat turke.

Sipas burimeve të portalit në gjuhën turke TAN, i arrestuari O.K, ka pranuar fajin dhe gjithashtu ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë së shtetit turk.

O.K, pas depërtimit në Turqi, gjatë intervistimit në Drejtorinë e Policisë së Stambollit ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Prokurorinë, sikur edhe e ka pranuar fajin për çfarë edhe akuzohet, shkruan TAN.

Pra, gjithnjë sipas burimeve të TAN-it, i arrestuari O.K, ka pranuar se ka qenë anëtar dhe përgjegjës për një sektor të caktuar të organizatës FETO dhe se ka marrë pjesë në krime të ndryshme të organizatës në fjalë.

Po ashtu, burimet e TAN-it, bëjnë të ditur se O.K, ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan dhe në Kosovë.

I akuzuari me nofkën Doktori, O.K. thuhet se ka pranuar se kanë privatizuar tokë për ndërtim diku rreth 60 hektar, në pjesën e Graçanicës.

Ndryshe, për organizatën FETO, janë bërë shumë hulumtime dhe shkrime për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë, vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci.

Ata mbrohen dhe ruhen nga politikanet shqiptar, pjesëtarët e shtetit të thellë në Kosovë, si dhe pjesëtarët e partisë shqiptare që janë në koalicion me pushtetin, Partine Demokratike te Kosovës, AAK, dhe Nismën.

Themeluesit dhe përkrahësit e këtyre partive janë, me shumicë, ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht, pjesëtarët e bindjeve të majta, janë mbrojtësit më të rëndësishëm të FETO-s në Kosovë, shkruan gazeta “TAN”.