Ish-udhëheqësi i LPK-së i kërkon Speciales t’ia lejojë Gucatit mbrojtjen në liri

Ish-udhëheqësi i LPK-së i kërkon Speciales t’ia lejojë Gucatit mbrojtjen në liri

Njëri nga Ish-udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i është drejtuar me një letër Gjykatës Speciale në të cilën kërkon që kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, të gjykohet në liri.

Ai ka thënë se Gucati nuk i nëpërkëmbë detyrimet qe i vendosin Dhomat e Specializuara.

“Nëse vërtet dyshoni se Z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se Ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj Z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni Ju”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka lidhur nacionalitetin francez me me gjyqëtarin Nicolas Guillou i cili është I autorizuar në rastin e Hysni Gucatit.

“Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh”, tha Kelmendi.

LUTJE PËR LIRIM TE HYSNI GUCATI NGA BURGU HETUES NE HAGE – TE MBROHET NË LIRI

Lutje – edhe publike – Gjykatësit…

Posted by Ibrahim Kelmendi on Monday, October 5, 2020

 

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator nga forcat e EULEX-it me urdhërarrest të lëshuar prej Dhomave të Specializuara. /Insajderi.com