Ish-polici i Kosovës ishte akuzuar dhe liruar mbi dyshimet për dhunimin e Vasfije Krasniqit

Ish-polici i Kosovës ishte akuzuar dhe liruar mbi dyshimet për dhunimin e Vasfije Krasniqit

Një zyrtar i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb ishte akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it në vitin 2014, nën dyshimin se kishte dhunuar kosovaren Vasfije Krasniqi-Goodman, në prill të vitit 1999.

Në një proces gjyqësor që kishte zgjatur pothuajse një vit, zyrtari policor i Kosovës, Jovica D., që kishte shërbyer në Policinë e Kosovës nga viti 2001 deri më 2017, ishte liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Sipas një raporti të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), përveç ish-policit të Kosovës dhe një person tjetër, ishin gjykuar nga tri shkallë të Gjykatave lidhur me akuzat për përdhunimin e Vasfije Krasniqit gjatë kohës së luftës së Kosovës, kur ajo kishte qenë vetëm 16-vjeçare.

Pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte liruar nga akuzat Jovica D. dhe Gjorgje B.në vitin 2014, disa muaj më vonë Gjykata e Apelit i kishte shpallur fajtor dy të dyshuarit. Mirëpo, Jovica D. dhe Gjorgje B. ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Supreme e Kosovës, duke e mbyllur kështu rastin.

Jovica Dejanoviq, ish paramilitar serb, kishte shërbyer në Policinë e Kosovës për 16 vjet. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

”Policia e Kosovës konfirmon se personi i apostrofuar; J. D. ka qenë i punësuar në PK nga data 12.02.2001 deri më 15.06.2017, kur edhe iu është shqiptuar masa disiplinore Ndërprerje e mardhënies se punës”, ka konfirmuar për Insajderin, zyra e informimit nga Policia e Kosovës.

Vasfije Krasniqi-Goodman rrëefu mbrëmë, për herë të parë publikisht, historinë e dhimbshme të saj lidhur me torturat që kishte përjetuar gjatë luftës. Ajo është bërë e para nga dy mijë gra të tjera kosovare të kësaj kategorie, e cila tregoi përkitazi atë se çka i kishte ndodhur disa vjet më parë.

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit dy dekada pas tmerrit të përjetuar: “Doja vetëm të vdisja me një plumb”