Njeriu i afërm me Haradinajn i propozon atij të kërkojë kompensim nga Gjykata e Colmarit

Njeriu i afërm me Haradinajn i propozon atij të kërkojë kompensim nga Gjykata e Colmarit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të kërkoj kompensim nga Gjykata e Colmarit në Francë, thotë anëtari i AAK-së njëherësh edhe profesor universitar i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka.

Profesori Smaka ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka të drejtë të kërkojë kompensim material dhe moral, gjë që do ta realizojë.

“Unë pres qe Haradinaj të kërkoj dëmshpërblim. Nuk është se kam biseduar më të për këtë çështje. Por, unë pres qe ai të kërkoj kompensim dhe jam i sigurt se do të fitonte, sepse i është bërë dëm i madh më këtë ndalim”, ka thënë Smaka për Indeksonline.

I pyetur se sa mund të jetë vlera e kompensimit, Smaka ka thënë se vlerësimi i dëmit material vështirë se mund të vlerësohet.

“Haradinajt i është shkaktuar dëm i madh moral, sepse është fjala për një person publik, i cili u ndalua me akuza për krime dhe akuzat ishin të rënda. Sikur me akuzu dikend për punë të pahijshme dhe të pandershme”, ka shtuar Smaka.