
I dërguari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, do ta vizitojë sot Prishtinën.
Bashkë më të do të jetë edhe një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur DFC, njofton Insajderi.
Qëllimi i Grenellit sa i përket kësaj vizite është implementimi i marrëveshjes së arritur në mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
AI do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. /Insajderi.com