Njeriu më i pasur në Amerikën Latine infektohet me COVID-19

Njeriu më i pasur në Amerikën Latine infektohet me COVID-19

Njeriu më i pasur i Amerikës Latine, Carlos Slim, ka rezultuar pozitiv për Covid-19, raporton BBC.

Miliarderi meksikan  i telekomunikacionit po tregonte vetëm “simptoma të lehta” dhe po shkonte “shumë mirë”, shkroi djali i tij në një cicërimë.

Kjo vjen një ditë pasi presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, gjithashtu u infektua me COVID-19

Meksika është ndër vendet më të goditura në botë nga Coronavirusi, me më shumë se 1.7 milion raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 150,000 vdekje. /Insajderi.com