Ballafaqimi me Barcelonën do të ishte dukur i pakalueshëm për Alison Becker , kur fillimisht ishte përballur me skuadrën nga Katatonia, teksa mbronte portën e Romës vitin e kaluar.
Por befasia për Becker, kishte ndodhur. Ai së bashku me shokët e skuadrës kishte eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Becker kishte pasur përsëri fatin e njëjtë. Kësaj radhe me skuadrën e tij të re – Liverpool. Megjithatë Becker kishte befasuar përsëri.
Me Liverpoolin arriti që përsëri sonte ta eliminojë Barcelonën. Në ndeshjen e parë, ai pranoi tre gola, por në shtëpinë e “The Reds” gjërat ndryshuan.
4 me 0, Liverpool deklasoi Barcelonën, duke bërë kështu që Becker ta ketë një sukses personal mjaftë të lakmueshëm kundër Barcelonës.