Ish-zyrtari i KEDS-it vazhdon ‘luftën’ për kryesues të bordit të ZRrE-së

Ish-zyrtari i KEDS-it vazhdon ‘luftën’ për kryesues të bordit të ZRrE-së

Zyra Rregullative e Energjisë (ZRrE), pritet që në krye të saj ta emërojë drejtorin menaxhues të tyre, Petrit Pepaj që dikur ishte zyrtar në Kompaninë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Pepaj së bashku me Naim Sahitin, Abdullah Ibishin dhe Ibrahim Elezin janë intervistuar të shtunën. Të katër këta kandidatë për kryesues të Bordit të ZrRE-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa para katër muaj, Petrit Pepaj ishte në balotazh me Bekim Jakupin për kryesues të ZRrE-së. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes votimit të fshehtë kishin votuar për kryesuesin e bordit të ZRrE-së. Bekim Jakupi kishte marr 35 vota, ndërsa Petrit Pepaj kishte marr 22 vota.

Për shkak të asaj se asnjëri nga kandidatët nuk arritën të marrin votat e nevojshme, ishte kërkuar që të përsëritet konkursi për pozitën përkatëse.

Ndërsa votimi i tyre në Kuvendin e Kosovës pritet të rikthehet sërish.

Gazeta Insajderi kishte raportuar sesi punëtorët e KEDS-it ishin emëruar anëtarë të bordit të ZRrR-së. Vendimet të cilat i kishte marr bordi i ZRrE-së, i kishin shkruar për shtati KEDS-it. Kjo pasi që Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, udhëhiqet nga ish-menaxherët e KEDS-it.

Vendimet në favor të tyre i marrin ish-punëtorët, Petrit Pepaj, Izet Rushiti, Selman Hoti, shkruan Insajderi.

Petrit Pepaj dhe Izet Rushiti kanë qenë të dy menaxher të lartë në KEDS. Pozitë të menaxherit në kompaninë turke kishte pasur edhe Selman Hoti.

Të tre këta ish-menaxher u emëruan anëtarë të bordit të ZRRE-së, ani pse kundër emërimit të tyre kishin dal edhe britanikët. Kishin konstatuar se ishin të pakualifikuar për të qenë anëtarë të saj

Por pavarësisht vërejtjeve, Kuvendi i Kosovës në mars të këtij viti, kishte votuar për emërimin e Selman Hotit dhe Izet Rushitit.

Të dy anëtarët e ri të ZRRE-së ishin vlerësuar me pikë minimale krahasuar me katër kandidatët e tjerë nga komisioni vlerësues në të cilin bënte pjesë edhe partneri i Ambasadës Britanike.

Ndërsa para dy vitesh Gjykata e Apelit kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili drejtohet nga ish-zyrtari i KEDS-it, Petrit Pepaj.

Petrit Pepaj ka qenë zyrtar në Kompaninë Kosovare për Distrubuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ndërsa në Zyrën Rregullative të Energjisë (ZRRE), është drejtor menaxhues.

ZRRE kishte marrë vendim kundër qytetarëve të Kosovës i cili i detyronte qytetarët që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit. /Insajderi.com