Njeriu që sipas Pal Lekajt kërkoi të mos dilte në votim formimi i Ushtrisë së Kosovës

Njeriu që sipas Pal Lekajt kërkoi të mos dilte në votim formimi i Ushtrisë së Kosovës

Pak minuta para se të dilte në votim formimi i Ushtrisë së Kosovës, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti u kishte kërkuar krerëve të koalicionit qeveritar që mos ta bënin atë.

Këtë e bëri të ditur për Rubikon të KTV-së, ministri i AAK-së, Pal Lekaj.

“Xhavit Haliti ka ardhë edhe ka thënë mos e qitni në votim se nuk është koha, keni mu prish me aleat”, ka thënë Lekaj.

Abelard Tahiri fuqishëm e kundërshtoi atë duke e quajtur spekulim.

Ai tha që Haliti është mbështetës i vendimeve të PDK-së dhe kryetarit Veseli dhe nuk ka mundësi që kishte kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë që ka thënë, është spekulim, ai është një mbështetës i madh i kryetarit Veselit”, ka thënë Tahiri. “Sot ky vendim po i prish marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar më tej.

Kujtojmë se vetë Haliti në një intervistë për KTV-në kishte thënë se ka qenë kundër taksës. Ai kishte thënë se nuk e kanë lutur dhe nuk e kanë ndërmend ta lusin kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës, po kjo sipas tij, duhet të ndodhë.

Vazhdimin e dialogut me Serbinë, Haliti nuk e sheh të mundur pa tërheqjen e vendimit për taksën.