fbpx

Njeriu që u rizgjodh kryetar me derën e mbyllur me çelës thotë se Arban Abrashi po “sillet” me bandë

Njeriu që u rizgjodh kryetar me derën e mbyllur me çelës thotë se Arban Abrashi po “sillet” me bandë

Avdi Pireva është rizgjedhur kryetar i nëndegës së tretë të LDK-së në lagjen “Mati1” në Prishtinë. Por, Fatos Azemi po pretendon se kishte qenë kundërkandidat i Pirevës dhe se nuk ishte lejuar të futet në kuvend.

Megjithatë Pireva mbështetës i Hazir Borovcit akuzon Arban Abrashin se në LDK po shfaqet me bandë.

Ai thotë se skena të ngjashme sikur dy ditët e fundit janë çdoherë kur nuk anojnë për Hazir Borovcin.

“Ka ba një marrëveshje ata bashkë sepse Bujari nuk po duket dhe nuk po vjen nëpër  kuvend siç po vjen Abrashi me bandën e vet”.

“Nëse në çdo nëndegë janë të njëjtit njerëz e sidomos ku janë kryetarët e nën degëve ku janë neutral ose anojnë në anën e  Hazir Borovcit bëjnë kështu”, ka deklaruar Pireva për KTV-në.

Përplasja e djeshme e LDK-së kishte qenë vetëm verbale, por në një mbledhje të LDK-së në Kodrën e Trimave, ka eskaluar në përleshje fizike.

Policia e Kosovës ka arrestuar persona por që nuk ka njoftuar saktë për numrin e të arrestuarve.