Njihuni me bandën më të frikshme dhe më të madhe në botë

Njihuni me bandën më të frikshme dhe më të madhe në botë

Një varg vrasjesh brutale në ShBA kanë marrë vëmendjen kombëtare, MS-13, një bandë rruge që ka në LA me prejardhje nga Salvadori.

Sipas policisë, vrasja e fundit masive ishte të hënën, në Long Island , ku trupat e 4 meshkujve, 3 prej tyre adoleshentë, u gjetën të copëtuar në pyll.

Banda u krijua në lindje të LA gjatë viteve 1980, e formuar nga emigrantët që kishin ikur nga lufta e gjatë civile dhe brutale e Salvadorit. Të tjerët erdhën nga  Hondurasi, Guatemala dhe Meksika.
MS qëndron për Mara Salvatrucha, dhe thuhet se është një kombinim i Mara, që do të thotë bandë,  Salva, për Salvadorin dhe trucha, që përkthehet saktësisht “të mençurit e rrugës”. Numri 13 paraqet pozitën e shkronjës M në alfabet.

MS-13 krijoi një reputacion të gjerë për dhunë ekstreme dhe për vrasje me hanxhar. Banda u përhap më së shumëti në lagjet e dominuara nga bandat meksikane, dhe pastaj u zgjerua në pjesë të tjera të vendit.

Sipas FBI, banda është e përhapur në 46 shtete, raporton gazeta BBC.

MS-13 është akuzuar për rekrutimin e adoleshentëve të varfër dhe në rrezik. Për të qenë pjesë e bandës thuhet se kërkohet të qenit “i krisur” – nënshtrimit të një rrahjeje të keqe 13 sekondash – dhe “të përfshihesh në lojë” – kryerjen e një krimi, shpesh një vrasje për bandën.

Largimi nga banda është potencialisht edhe më i rrezikshëm. Tatuat e gjëra në gjoks i etiketojnë ata gjatë tërë jetës, dhe thuhet se një grup i veçuar i tyre vrasin anëtarë që përpiqen të largohen.

Një vlerësim i vitit 2008 nga FBI, erdhi në përfundim se banda MS-13 është në mes 6.000 dhe 10.000 anëtarë në ShBA, duke e bërë atë një nga ndërmarrjet më të mëdha kriminale në vend.

Sipas informacionit nga një operacion i policisë së Salvadorit, e siguruar nga gazeta El Faro, të ardhurat vjetore të bandës janë rreth 31.2 milion dollarë, kryesisht nga droga dhe grabitjet.