fbpx

Njihuni me ekipin e mikut të Enver Hoxhajt – kush ishte ‘Mbreti i Pornografisë’ në SHBA

Njihuni me ekipin e mikut të Enver Hoxhajt – kush ishte ‘Mbreti i Pornografisë’ në SHBA

John Galanis, 75 vjeç dhe djali i tij Derek, 46 vjeç, janë dy bashkëpunëtorët e Imer Shahinit, kunatit të zëvendëskryemistrit të vendit, Enver Hoxhajt. Babë e bir të dy njihen për një skemë mashtrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku ka qenë i përfshirë edhe miku i Hoxhajt.

John Galanis dhe djali i tij Dereku, të cilët kishin përgatitur një skemë mashtrimi ku ishte i përfshirë edhe Shahini me ç’rast kishin manipuluar me aksionet e kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, ishin dënuar në vitin 2017 me gjashtë vjet burg, shkruan Gazeta Insajderi.

John dhe Derek Galanis në prani të gjykatësit të distriktit amerikan, Kevin Castel në Manhatan kishin pranuar fajin se kishin përfituar ilegalisht 19.04 milionë dollarë. Sipas urdhrit të gjykatësit ata u dënuan me tre vjet lirim nën mbikëqyrje.

I dënuari tjetër që ishte i përfshirë në këtë skemë mashtrimi ishte edhe djali tjetër i Johnit, Jason.

Jason Galanis është një ish-bankier investitor në Los Anxhelos, i quajtur dikur “Mbreti i ri i pornografisë”, me ç’rast ai ishte dënuar me 135 muaj burg, shkruan Insajderi.

Ekskluzive: Arrestohet miku i Enver Hoxhajt – pritet të ekstradohet në Amerikë

Jason Galanis kishte marr epitetin e “Mbretit të ri të pornografisë” nga revista Forbes në vitin 2004 pasi kishte blerë procesorin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për pagesat me kartë të kreditit për pornografinë në internet.

Prokurorët në vitin 2017 akuzonin të pandehurit për përfshirjen në një skemë mashtrimi nga viti 2009 deri në vitin 2011 të cilët pretendonin të merrnin kontrollin e pothuajse gjysmës së aksioneve të Gerovës.

Kësaj skeme i kishte ndihmuar edhe kryetari i atëhershëm i Gerovës, Gary Hirst, ku kishte dërguar në mënyrë të paligjshme në llogari të vëllezërve Galanis një shumë prej 20 milionë dollarësh.

Hirst ishte dënua nën akuzat për mashtrim dhe komplot. Ndërsa vëllai tjetër i Jasonit dhe Derekut po në vitin 2017 ishte dënuar me 150 ditë burg.

Mirëpo në procesin gjyqësor të vitit 2017 ishte përmendur edhe kosovari Ymer Shahini, i cili në atë kohë kishte qenë i lirë.

Imer Shahini u arrestua të martën nga Policia e Kosovës ku pritet të ekstradohet në ShBA.

Një ditë pas arrestimit të Shahinit, Policia ka arritur të arrestojë edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Binak Gjergjaj, nga Klina, dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Ramiz Borduniqi, akuzohet nga autoritetet amerikane për mashtrime milionëshe me trafikim të narkotikëve.

Kurse sot Shahini, mikut të zv/kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /Insajderi.com