Njihuni me gruan që vetëm këmbët e saj janë 131.6 cm

Njihuni me gruan që vetëm këmbët e saj janë 131.6 cm

Caroline Arthur është gruaja me këmbët më të gjata në Australi.

Nëna e dy fëmijëve është 186 centimetra e gjatë. Por vetëm këmbët e saj janë 131.6 cm, duke zënë 69% të trupit të saj.

Gruaja tha se kishte qenë gjithmonë më e gjatë se çdo student tjetër në klasë.

Gjithashtu u shpreh se haste vështirësi për gjetjen e rrobave, por tani ka faqe interneti për gra të të gjitha madhësive ku gjen veshjet.

Djali i saj 16-vjeçar, Cooper është më i gjatë se e ëma. Ai është 205 cm ndërsa vajza e saj 18-vjeçare, Zoe është anëtarja më e shkurtër e familjes.

Në vitin 2016 konkuroi në Librin e Rekordeve Botërore Guinness ku pretendoi titullin e këmbëve më të gjata në botë por u mund nga rusja Svetlana Pankratova, këmbët e së cilës janë 132 cm të gjata.