Njoftim i rëndësishëm për pensionistët e Kosovës

Pensionistët do të marrin pensionet pa u paraqitur fizikisht.

Njoftim i rëndësishëm për pensionistët e Kosovës

Pensionistëve nuk do të ju ndërprehen pensionet edhe nëse nuk paraqiten, pasi Minstria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marrë vendim që të mos ndërpriten pensionet gjatë kohës së pandemisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Raçica ka thënë se të gjithëve pensionistëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e situatës së pandemisë dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.

Institutet kredibile vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë të ditur vazhdimisht se të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga COVID-19 pasi përcillen nga sëmundje tjera shoqëruese, për këtë kujdesi ndaj tyre duhet të jetë më i madh. /Insajderi.com/

Postimi i plotë i ministrit

Njoftim për të gjithë pensionistët e Kosovës

Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.

Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit.