Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton publikun se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës R115, Ferizaj-Shtërpcë, përkatësis" />

NJOFTIM PËR ASFALTIMIN E RRUGËS FERIZAJ-SHTËRPCË, PJESA GËRLICË E EPËRME – SHTËRPCË

NJOFTIM PËR ASFALTIMIN E RRUGËS FERIZAJ-SHTËRPCË, PJESA GËRLICË E EPËRME – SHTËRPCË

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton publikun se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës R115, Ferizaj-Shtërpcë, përkatësisht segmentin e kësaj rruge Gërlicë e Epërme-Shtërpcë. Asfaltimi i kësaj pjese të kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 kilometrave.

Gjatë ditës së sotme është duke vazhduar asfaltimi, ndërsa për qytetarët që do të kalojnë kësaj rruge ka rrugë alternative, ndërkaç komunikacionin po e drejton njësia e trafikut të policisë.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme më 13 nëntor 2019, pritet që të asfaltohen të dy shiritat, dhe për mjetet e rënda transportuese qarkullimi do të jetë i ndaluar ndërsa për vetura qarkullimi do të mundësohet çdo dy orë.

Punimet në fjalë do të përfundojnë gjatë ditës së enjte nëse nuk do të ketë reshje të shiut.