Njoftim shumë i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Zvicër

Rekomandohet test negativ jo më i vjetër se katër ditë para se të hynë në Kosovë mërgata nga Zvicra.

Njoftim shumë i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Zvicër

Ambasada e Kosovës në Zvicër, ka njoftuar qytetarët e Kosovës të cilët duan të hynë në territorin e Kosovës që të kenë testin PCR negativ me COVID-19.

Në njoftim thuhet se pas lejimit të linjave ajrore rekomandohet testi negativ jo më i vjetër se katër ditë..

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ . Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajrore nga data 28 .06. 2020.
Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim.

Linjat ajrore ishin ndaluar për shkak të rrezikut të përhpajes së coronavirusit. /Insajderi/