Njohësi i shkencave kompjuterike e zbulon ‘dallaverin’ e madh që po bëhet me biletat e ndeshjes Kosovë – Angli

Njohësi i shkencave kompjuterike e zbulon ‘dallaverin’ e madh që po bëhet me biletat e ndeshjes Kosovë – Angli

Kanë kaluar mbi katër orë që nga koha kur është paraparë shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli. Megjithatë, ende ueb-sajti i kompanisë përgjegjëse “tiks.app” është jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, i çuditshëm është fakti i shitjes së biletave për këtë ndeshje përmes portalit “MerrJep”.

Image

Por, një qytetar i kanë nxjerrë në pah “dallaveret” e kompanisë përgjegjëse, shkruan Zëri.info.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, një qytetar ka zbuluar se serveri i ueb-sajtit në fjalë është në gjendje të rregullt, por biletat po shiten për persona të caktuar.

“Siq po shihet ne foto serveri eshte aktiv dhe ne gjendje perfekte.  Tiks app po i jep qasje IP adresave te caktume ku jane bere rezervimet me te njofshem”, shkroi “Valinjo”.

Ndryshe, më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë, kurse më 17 nëntor e pret Anglinë në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’./Zëri.info