Njomza Emini rizgjedhet presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Njomza Emini rizgjedhet presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Njomza Eminit i është besuar edhe për një mandate pozita e presidents së Komitetit Paralimpik të Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të mërkurën në një hotel të Prishtinës, shkruan Insajderi.

Emini nuk ka pasur kundërkandidatë, ndërsa është votuar unanimisht.

Nënkryetar u zgjodh Daut Tishuki, ndërsa anëtarë të bordit: Rinor Ymeri, Lumnije Rulani dhe Ajhan Saraçi.

Kuvendi u vëzhgua edhe nga drejtuesit e Komitet Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, shprehu gatishmërnë e KOK-ut për të vazhduar mbështetjen për Komitetin Paralimpik të Kosovës, derisa kërkoi nga KPK që sa më parë të fuksionalizohet me klube dhe federate, në mënyrë që të aplikohet për anëtarësim në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.