Nobeli për Paqe fitohet nga Programi Botëror i Ushqimit i KB-së

Nobeli për Paqe fitohet nga Programi Botëror i Ushqimit i KB-së

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020, transmeton Insajderi.

Nisma e Programit Botëror të Ushqimit u krijua në vitin 1961,ndërsa sot siguron ushqim për mbi 90 milion njerëz në vit, raporton CNN.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara u nderua “për përpjekjet e saj për të luftuar urinë, për kontributin e saj në përmirësimin e kushteve për paqe në zonat e prekura nga konflikti dhe për të vepruar si një forcë shtytëse në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Çmimit Nobel për Paqe në Twitter.

Kandidat për këtë çmim sivjet ishin emra të njohur si presidenti amerikan, Donald Trump dhe aktivistja e mjedisit, vajza suedeze, Greta Thunberg. /Insajderi.com