Noizy donte të pajtohej me të, Dafina Zeqiri e injoron keq

Noizy donte të pajtohej me të, Dafina Zeqiri e injoron keq

Prej disa kohësh është përfolur se Noizy dhe  Dafina Zeqiri nuk  flasin mes vete. Noizy dhe Dafina filluan mos ta ndiqnin më  njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe nuk u panë  më bashkë.

Megjithatë, vetëm pak ditë më parë Noizy habiti fansat teksa në Instastory publikoi një lajmërim ku tregonte se ne datën 1 qershor do të performonte në të njëjtën skenë me Dafinën. Të shumtë ishin fansat që ngritën aludimet se reperi kërkonte të pajtohej me Dafinën.

Mirëpo, këngëtarja së fundmi ka lënë të  kuptohet që as ka ndërmend një gjë të tillë. Ajo ka publikuar  të njëjtin lajmërim po ne poster duket vetëm ajo. Shumë  nga ndjekësit kanë pyetur Dafinën se përse e ka  fshirë Noizyn dhe të tjerët i kanë kërkuar asaj që të pajtohet me reperin.