Noizy vazhdon ta ngacmojë Bebe Rexhën me komente në Instagram

Noizy vazhdon ta ngacmojë Bebe Rexhën me komente në Instagram

E veshur me të brendshme të kuqe dhe një këmishë mëndafshi të po së njëjtës ngjyrë, fotografive të Bebe Rexhës nuk i rezistoi dot as Noizy. Ai i la një koment në postim, i cili është njëri me më shumë pëlqime, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë”, i komenton ai duke iu referuar paraqitjes së saj shumë sensuale.

Por kjo nuk është hera e parë që Noizy ka komentuar në postimet e këngëtares me famë botërore. Në dhjetorin e vitit që lamë pas, Bebe publikoi një video të prapaskenave të videoklipit të saj “Baby I’m Jelaous”. Aty shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë nga mëndafshi që valëvitej dhe përqafonte kurbat e saj trupore sa herë që ajo lëvizte.

“E madhe”, i kishte komentuar reperi duke iu referuar fund shpinës së saj.

Kthehemi pas në 2019-tën kur reperi i shkroi sërish. Këngëtarja po realizonte një video live në llogarinë e saj në Instagram, dhe reperi i komentoi, “E ki kryt e madh”.

Në vitin 2020, Bebe Rexha kishte filluar të ndjekë reperin në Instagram, dhe për shkurt u përfol se ata edhe mund të vinin me një bashkëpunim. Sakaq prej figurave të njohura shqiptare ajo ndjek Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max, Encën dhe Seven Saraçin. /Insajderi.com