Noizy zhgënjehet nga fansat e tij – nuk e publikon projektin

Noizy zhgënjehet nga fansat e tij – nuk e publikon projektin

Reperi nga Shqipëria Noizy ditë më parë u godit me një ‘diss’ nga Feroa, por si duket kjo nuk ishte goditja e vetme për Noizyn.

Noizy gjatë javës së kaluar kishte postuar një fotografi në Instagramin e tij, ku nga fansat e tij ai kërkonte të bëheshin 100 mijë komente, nëse ato donin të dinin se më kë do të sillte Noizy atë këngë.

Noizy u kritikua se po e kopjonte Feron, pasi që Fero vite më parë kishte përdor të njëjtën strategji, madje jo me 100 mijë por me 500 mijë, duke u bërë artisti shqiptar me i komentuari në Instagram, pasi që e kishte kaluar numrin 500 mijë.

E të njëjtin sukses nuk e pati Noizy, e si duket ky mos sukses e ka hidhëruar këngëtarin nga Shqipëria pasi që duke parë që nuk i arriti komentet, ai largoj foton nga Instagrami, e as nuk e publikoj këngën ashtu siç kishte premtuar për të premten që lamë pas.