Nora dhe Era Istrefi kopjojnë modelet në klipin e fundit

Nora dhe Era Istrefi kopjojnë  modelet në klipin e fundit

Prej kohësh fansat po prisnin bashkëpunimin e dy motrave, Era dhe Nora Istrefi. Ditën e djeshme u publikua kënga e  tyre e titulluar “Nuk e di”.

Që në fillim dihej se motrat Istrefi do të surprizonin, do të shfaqeshin si gjithnjë të kujdesura  deri në detaj. Duke marrë parasysh nga “coming soon” dhe nga fotot që ato kishin publikuar në rrjete sociale, e dinim se si Nora si Era i kishin dhënë shumë rëndësi këtij projekti.

Pavarësisht publikimit në “Ultra Music” gjithçka brenda këtij projekti flet shqip. Kënga është në shqip dhe ata që kanë punuar për këngën janë shqiptarë. Grimin, veshjen, stilimin motrat Istrefi kanë preferuar tua besojnë bashkëpunëtorëve të tyre prej shumë kohësh tashmë.

Njëra ishte zbuluar që në fillim. Të dyja të veshura me body; Era me të zezë dhe Nora me të bardhë dhe të dyja lidhen nga një gërshetë. Në video vajzat duken shumë seksi dhe në formë por që në promo, të shumtë kanë qenë ata që e krahasuan këtë bashkëpunim dhe sidomos këtë skenë me klipin “Big Booty” të Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea. Po njësoj edhe ato shfaqeshin me body të zezë dhe të bardhë duke bërë lëvizje sensuale e provokuese.

Detaji i lidhjes së tyre gërshetë është mjaft interesant. Në fakt diçka të ngjashme kanë bërë edhe 3 vite më parë dy mikeshat modele Kendall Jenner dhe Gigi Hadid në një spot për “W Magazine”. Edhe këto të fundit në fakt janë frymëzuar nga “The story of Marina Abramovic and Ulay”.